Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - TREPÇA '89

E para e pranverës vjen me Munishin!

E para e pranverës vjen me Munishin!


14 March, 2021 @14:53

Më në fund ka ardhur fitorja e parë në pranverë për Gjilanin në Superligë!

E kjo fitore erdhi sot ndaj Trepçës ‘89, në ndeshjen debutuese të Ismet Munishit si kryetrajner i Gjilanit. Takimi në fjalë në fund u mbyll 2-1 (Gerhard Progni 3’ 50’ / Sedat Berisha 86’).

Seria e golave në këtë takim u hap qysh në minutën e tretë, kur Gerhard Progni shënoi mjeshtërisht nga gjuajtja e lirë.

TABELA AKTUALE

Më pas, gola nuk pati deri në minutën e 50’, kur përsëri Gerhard Progni i Gjilanit shënoi për 2-0.

Pak minuta para fundit, mysafirët nga Mitrovica e ngushtuan disavantazhin në 2-1 përmes Gustavo Carbonierit(86’) me asistim të Muharrem Jasharit, por për ndonjë rikthim senzacional ishte vonë dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Gjilanit.

Sa i përket Ismet Munishit, përveç 3 pikëve të fituara, në aspektin personal ai ndeshjen e mbylli me një karton të verdhë, pasi që u ndëshkua për shkak të protestave në fundin e pjesës së parë.

Fitorja e shënuar sot bën që Gjilani momentalisht të ketë 36 pikë, kurse ‘89-shi ka 4 pikë më pak.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga