Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BËHEN KATËR NË NJË SKUADËR

Edhe Bekim Balaj përfundon në ligën e dytë turke

Edhe Bekim Balaj përfundon në ligën e dytë turke


30 January, 2022 @16:27

Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj, është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit të kategorisë së dytë turke, Boluspor.

Klubi në fjalë ka zyrtarizuar sot shqiptarin si lojtar të ri të ekipit, ndërsa ka botuar fotografitë me shkodranin duke nënshkruar kontratën zyrtarisht.

Së fundi, Balaj ka qenë pjesë e ekipit rus Nizhny Novgorod.

Bekim Balaj @ Boluspor

Boluspor është i 13-ti në renditjen tabelare të 1. Lig të Turqisë.

Futbollisti 31-vjeçar përndryshe ka shënuar tetë gola në 45 paraqitje me Shqipërinë.

Te Boluspor aktualisht janë edhe futbollistë tjerë të Shqipërisë si Odise Roshi, Dejvi Bregu dhe portieri Gentian Selmani.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore