Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRYEQYTET!

Prishtina ndan rrugët me Debatik Currin!

Prishtina ndan rrugët me Debatik Currin!


26 October, 2023 @13:04

Vjen edhe largimi i dytë i një prej trajnerëve të Superligës këtë sezon!

Pas Senad Alirifës, që u largua nga Malisheva pak ditë më parë, sot nga skuadra e Prishtinës është larguar kryetrajneri Debatik Curri.

Lajmi u bë i ditur nga klubi kryeqytetas përmes një postimi në Facebook.

Curri në detyrën e kryetrajnerit të Prishtinës ishte në gjithsej 27 ndeshje, gjatë të cilave pati 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje. Për t’u përmendur është fakti që Curri me Prishtinën e fitoi Kupën e Kosovës në sezonin 2022/2023.

Zëvendësuesi i Debatik Currit nuk është bërë i ditur ende.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga