Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FC MALISHEVA — EKIPI I PARË QË NDËRRON TRAJNERIN NË STINORIN 23/24

Trajneri i parë i larguar këtë stinor në Superligë - Senad Alirifa

Trajneri i parë i larguar këtë stinor në Superligë - Senad Alirifa


24 October, 2023 @11:46

Kanë kaluar dhjetë xhiro në elitën e futbollit të Kosovës për tu zyrtarizuar largimi i një kryetrajneri. E ndër më pak favoritët për tu larguar nga detyra ka qenë Senad Alirifa, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Malishevës.

Skuadra e Malishevës zyrtarizoi njoftimin sot, ndërsa klubi ka shkruar ndër të tjera se nuk është vetëm përgjegjësia e tij për rezultatet jo të kënaqshme.

“Me keqardhje kemi pranuar dorëheqjen e trajnerit Senad Alirifa. Pas një periudhe të vështirë në klub dhe disa rezultateve jo të kënaqshme, trajneri Alirifa ndjeu përgjegjësinë profesionale për të dhënë dorëheqje, edhe pse përgjegjësia për rezultatet e fundit ishte e të gjithë neve në FC Malisheva,” ka shkruar fillimisht njoftimi i klubit, duke mos mohuar se një pjesë e përgjegjësisë i takon edhe zyrtarëve tjerë dhe lojtarëve.

Në të njëjtin njoftim, FC Malisheva ka bërë të ditur se drejtimin e ekipit do ta merr Qëndrim Kida. Kida ka punuar si asisten i Alirifës.

Qendrim Kika @ Malisheva

“Nga sot e tutje, pozitën e kryetrajnerit të FC Malisheva do ta merr asistentoi i parë, Qëndrim Kida,” ka bërë të ditur klubi në fjalë.

Në fakt, Malisheva ka nisur shumë mirë stinorin. Ekipi përkundër se është në mes të tabelës, si duket ka pritur më shumë fitore dhe pikë deri në dhjetë xhirot e para të stinorit, pasi që aktualisht janë të pestit në renditje me 12 pikë nga 10 ndeshje, ndërsa kanë regjistruar 4 fitore e 6 humbje.

Por, një seri prej 5 humbjeve në 6 ndeshjet e fundit ka prishur këtë balanc të ekipit që ndiqte pjesën e epërme të tabelës në fillim-stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga