Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KD-së

Prishtina dënohet me 1 mijë e 500 euro, për fyerjet ndaj Dajës

Prishtina dënohet me 1 mijë e 500 euro, për fyerjet ndaj Dajës


23 October, 2023 @12:25

Skuadra e Prishtinës është dënuar me 1 mijë e 500 euro nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, për shkak të fyerjeve dhe sharjeve në derbin Prishtina-Ballkani, që kishte përfunduar baraz, 1-1.

“FC ”Prishtina ”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në min 2,5,17,32 dhe 35 të ndeshjes, tifo grupi ”Plisat”, të vendosur në tribunën jugore, hudhin mjete piroteknike prapa portës në anën jugore të tadiumit, ndërkaq disa persona nga tribuna perendimore, prapa bankinës së FC ”Ballkani ”, pothuajse gjatë gjithë ndeshjes kishin fyer dhe ofenduar rëndë kryetrajnerin e ekipit mysafir Ilir Daja, duke e penguar në punën e tij. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recidivist).” - ka shkruar FFK-ja në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga