EMIGRIMI VAZHDON

Foto: FCArberia/ fb
Edhe një ndarje, futbollisti vazhdon jetën në Gjermani!
5 March, 2023 @11:35
Kapiteni i skuadrës së Arbërisë së Lipjanit, Arbnor Gashi, është përshëndetur me skuadrën e tij dje, ndërsa ai do të vazhdojë jetën në Gjermani tash e tutje.
Gashi luajti përballjen e fundit me ekipin si kapiten, ndaj 2 Korrikut dje në Prishtinë, ndërsa më pas kryesia, trajnerët dhe lojtarët përshëndetën përfundimisht Arbnorin duke i dëshiruar fat e lumturi në jetë.
Ky nuk është rast i parë që po ndodh në futbollin kosovar, vetëm gjatë këtij stinori janë përshëndeur rreth pesë futbollistë aktiv nga ekipet e tyre, derisa ka pasur edhe trajnerë që kanë shkuar për të vazhduar karrierën, ose për të punuar dicka krejt tjetër jashtë vendit.