DARDAN JASHARI NUK VAZHDON ME LIRINË
Dardan Jashari, duke shënuar penalltinë vendimtare që siguroi Superligën për Lirinë/ Foto: Liridon Shala - për TopSporti.com
Edhe një ndarje te Liria
26 June, 2023 @14:36
Pas Liridon Fetahajt, së fundi nga Liria është ndarë edhe qendërmbrojtësi kryesor i skuadrës, Dardan Jashari. Ky i fundit kishte ardhur në fatin kalimtar të janarit 2023 te prizrenasit dhe me lojën e tij ndihmoi skuadrën që të sigurojë Superligën.
Jashari bile edhe shënoi penalltitë vendimtare në serinë e penalltive që shpien bardhezinjtë prizrenas në elitë të futbollit kosovar, pas katër vitesh pritjeje.
“Faleminderit Liria, Faleminderit Prizren, Faleminderit ‘Arpagjikët’!
Ju njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e skuadrës së Lirisë, skuadër kjo ku kalova 6 muaj, duke arritur suksesin e madh të ngjitjes në Superligë. Ishin 6 muaj të mrekullueshëm, andaj dua të falënderojë drejtuesit e klubit, trajnerin dhe shtabin teknik me të cilin bashkëpunuam, tifozët e mrekullueshëm Arpagjik’t Prizren (Official)qe ju ishit më meritorët per arritjen e gjith këtij suksesi si dhe gjithë qytetin e Prizrenit për mbështetjën e tyre.
Suksese tutje klubit FC LIRIA,” - ka shkruar Jashari në njoftimin e tij, botuar në llogaritë personale të rrjeteve sociale.
Jashari 33-vjeçar me 187-centimetrat e tij ka ndihmuar Lirinë me përvojë në qendër të mbrojtjes, ndërsa më parë ka luajtur edhe në shumë skuadra tjera, ku mes tjerash edhe Flamurtari, Llapi, Ferizaji, etj. ◼️