RENDITJA E RE E FIFA-së
BOROZANI/Lis Dorambari
Edhe një rënie e vogël
3 December, 2015 @11:08
Përfaqësuesja e Shqëipërisë do të pres Vitin e Ri në pozitën e 38-të të renditjes botërore të FIFA-së që publikohet çdo muaj.
Pas barazimit të fundit në miqësore me Gjeorgjinë 2-2, kuqezinjtë kanë pësuar rënie për dy vende mëposhtë sesa nëntori 2015.
Sidoqoftë, kësaj më shumë i ka kontribuuar fitorja e Suedisë në Play-Off që ka bërë këtë vend të shkojë për dhjetë vende plus dhe të kalojë kuqezinjtë (Suedia, poz. 35), si edhe Polonia, që ka fituar miqësoret e nëntorit për të dalë për 4 vende mbi (Polonia, poz. 34).
