SULMUESI I KOMBËTARES, NË TURQI
Edhe Taulant Seferi kalon në Superligën turke
31 August, 2024 @7:11
Sulmuesi i krahut i Shqipërisë, Taulant Seferi, ka ndarë rrugët me ekipin e tij të deritashëm ukrainas Vorskla dhe është bërë anëtar i ri i ekipit të ri turk në Superligë, Bodrumspor.
Njoftimin e ka lëshuar vetë Seferi në llogaritë e tij në rrjete sociale duke bërë të ditur se është i lumtur me marrëveshjen e arritur me ekipin nga Bodrumi i Turqisë.
Bodrumspor në tri xhirot e para të Superligës turke ka arritur një fitore dhe 2 humbje, ndërsa sot luan si vendas ndaj Istanbul Basaksehirit. Seferi ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Bodrumsporin.
Sulmuesi që më 15 nëntor të këtij viti mbush të 28-tat dhe është i lindur në Kumanovë të Maqedonisë Veriore është ftuar nga Sylvinho për kombëtaren shqiptare për ndeshjet e shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa ka qenë edhe pjesë e ekspeditës së Shqipërisë në EURO 2024.