Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E LOJTARËVE

Edy Reja publikon ftesat për miqësoren e tetorit

Edy Reja publikon ftesat për miqësoren e tetorit


20 October, 2022 @11:07

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen miqësore të këtij muaji që Shqipëria e luan si mysafir ndaj Arabisë Saudite.

Më parë, mediat tiranase bën të ditur se FSHF do të përfitojë gjysmë-milionë euro për këtë miqësore “luksi”, ndërsa Reja për shkak të orarit të ngjeshur këtë muaj dhe pamundësisë që të thërret lojtarët më të mirë në dispozicion ka ftuar futbollistë tjerë te të cilët llogarit.

Lista e Rejës për ndeshjen e 26 tetorit ka përfshirë 23 lojtarë, ndërsa emrat janë si mëposhtë:

PORTIERË: Elhan Kastrati, Gentian Selmani dhe Arlis Shala.

MBROJTËS: Albion Marku, Erdenis Gurishta, Andi Hadroj, Esin Hakaj, Rudolf Turkaj, Stivian Janku, Ardit Toli, Eneo Bitri dhe Mario Mitaj.

MESFUSHORË: Esat Mala, Sherif Kallaku, Lorenco Vila, Arbnor Mucolli, Ardit Deliu, Odise Roshi, Arinaldo Rrapaj.

SULMUES: Xhuliano Skuka, Redon Xhixha, Sokol Cikalleshi dhe Bekim Balaj.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore