KUPA E KOMBEVE TË AFRIKËS

Egjipti me fat, kalon në të tetën e finales
23 January, 2024 @13:03
Shumë fat ka pasur Egjipti për të siguruar të tetën e finales së Kupës së Kombeve në Afrikë, pasi që ka barazuar edhe në ndeshjen e fundit të fazës grupore ndaj Kepit të Gjelbër 2-2.
Ky ka qenë barazimi i tretë i Egjiptit në Grupin B, ndërsa në fatin e “faraonëve” ka kontribuuar dueli tjetër mes Mozambikut dhe Ganës, ku ishullorët kanë barazuar në 2-2 me dy gola të shënuara në kohën shtesë të ndeshjes. Gana udhëhiqte 0-2 dhe ishte shumë afër kalimit tutje.
Me këto rezultate në xhiron e tretë të fazës grupore, Grupi B ka përfunduar me këtë renditje:
1. Kepi i Gjelbër 7p.
2. Egjipti 3p.
—-
3. Gana 2p.
4. Mozambiku 2p.
Dy vendet e para kanë siguruar të tetën e finales, ndërsa dy të fundit janë eliminuar nga Kupa e Kombeve afrikane. Egjipti gjithashtu nuk mund të llogaris në yllin e tyre botëror, Mohamed Salah që u lëndua në ndeshjen e dytë të fazës grupore. Sipas informatave të Liverpoolit shërimi i Salahut pritet të zgjasë 3-4 javë - që ia mohon atij rikthimin deri në finale të Kupës së Kombeve.