BARAZIMI I SOTËM, FATAL PËR TRAJNERIN

Alban Dragusha, kur u prezantua si trajner i Vushtrrisë (Qershor 2022)
Vushtrria ndahet me trajnerin
11 March, 2023 @21:44
Pas barazimit me 2 Korrikun sot, 1-1, Vushtrria ka ndarë rrugët me trajnerin e ekipit Alban Dragusha.
Skuadra vushtrriase ka bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me ish-lojtarin e dikurshëm të tyre, Alban Dragusha, ndërsa gjithashtu ka bërë të ditur se shumë shpejt do të njoftoj se kush do të merr timonin e skuadrës.
Me barazimin e sotëm në kuadër të ndeshjes së fundit të ciklit të dytë të Ligës së Parë Grupi B, Vushtrria ka mbetur 6 pikë larg liderit të grupit Fushë Kosova (vend që dërgon direkt në Superligë) ndërsa është 4 pikë larg pozitës së dytë që e ka Ulpiana aktualisht (vend ky që dërgon në ndeshje barazhi).
“Falemnderit Alban Dragusha. Vushtrria njofton se me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Alban Dragusha. Klubi e falenderon Albanin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese dhe mbarësi në jetë. Sa i përket shtabit teknik dhe trenerit do të njoftoheni gjatë ditëve në vijim,” ka shkruar njoftimi i plotë i KF Vushtrria.