DE BIASI
Eksperimenti ndaj Lituanisë
25 March, 2013 @9:00
Për shkak të pushimit në Grupin E, ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare, kuqezinjtë kanë aranzhuar ndeshje miqësore për ditën e nesërme ndaj Lituanisë.
Ndeshja do të zhvillohet në Tiranë dhe përkundër se është miqësore, interesimi për ndeshjen pritet të jetë i madh pas fitores maestrale të shqiponjave në Oslo ndaj Norvegjisë.
Pasi që në ndeshjen tjetër kualifikuese për Shqipërinë do të mungojë treshja, Odise Roshi, Andi Lila dhe Lorik Cana, italiani në krye të kombëtares pritet të provojë në qendër të sulmit dyshen kosovare, Mërgim Mavraj (që ka qenë i shkëlqyeshëm ndaj Norvegjisë) dhe Debatik Curri.
De Biasi pritet të eksperimentojë edhe në krahët pasi që do të mungojnë Roshi dhe Lila, por fokusi do të jetë në qendër të mbrojtjes.
Sipas informatave nga të përditshmet tiranase, ndaj Lituanisë, De Biasi pritet t’i aktivizojë të gjithë futbollistët që nuk gjetën hapësirë në fitoren e fundit.
MIQËSORE:
20:00, Qemal Stafa, Tiranë | Shqipëria - Lituania |