SUPERLIGA
Maliqi ua sjell fitoren
24 March, 2013 @17:21
Prishtina ka arritur që të shënojë fitore në ndeshjen e vështirë ndaj Hajvalisë sot dhe kështu ekipi i udhëhequr nga Afrim Tovërlani ka arritur t’iu shmanget edhe më përcjellësve të saj.
Golin e vetëm në ndeshje për kampionin e ka shënuar mesfushori, Behar Maliqi, i cili në minutën e 84-të u tregua i saktë në një goditje me kokë.
Tash Prishtina ka gjashtë pikë më shumë se përcjellësi i parë i saj, Trepça 89.
Fitoren e parë pranverore e shijoi sot edhe Vëllaznimi, i cili në Gjakovë mposhti Hysin 3-1. Golat për Vëllaznimin kanë ardhë nga sulmuesi prizrenas, Agron Skeraj, i cili ka shënuar për 1-0, ndërsa pas barazimit të Hysit, ai ka kthyer përsëri gjakovarët në epërsi 2-1.
Skuadra e Hysni Maxhunit, Hysi, prej minutës së 79-të ka luajtur me një lojtar më pak, ndërsa Bushaj ka shënuar krejt në fund për rezultatin përfundimtar, Vëllaznimi - Hysi 3-1.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Llamkos Kosova që ka transferuar shumë futbollistë nuk ka arritur të mposht Ferronikelin, që ka regjistruar barazimin e tretë në tre ndeshje të stinorit pranveror. Tabela aktuale.
REZULTATET, RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT:
Prishtina - Hajvalia | 1-0 | Maliqi 84 | |
Llamkos Kosova V - Ferronikeli | 0-0 | ||
Vëllaznimi - Hysi | 3-1 | Skeraj 23, 38, Bushaj 90 - Idrizi 29 |