DUKA
Fitorja e radhës, pastaj Brazili!
24 March, 2013 @9:49
Sipas të përditshmeve shqiptare sot, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka parashikuar që në rast të fitores ndaj Norvegjisë në Tiranë, kuqezinjtë do të fillojnë të mendojnë për Botëror.
“Nëse arrijmë të shënojmë fitore në qershor ndaj Norvegjisë, atëherë do t’ia nisim të mendojmë për Kampionatin Botëror,” citohet të ketë thënë Duka, ku njëra pjesë e tekstit ishte në ballinë të Sporit Shqiptar.
Shqipëria gjindet në një grup ku çdokush mund ta fitojë çdokë. Zvicra është e para me 11 pikë, derisa Shqipëria dhe Islanda ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 9 pikë.