GRUPI E
Qipro nuk mposhtet si vendas
23 March, 2013 @21:10
Se grupi ku bën pjesë Shqipëria është tejet interesant e ka vërtetuar sot edhe barazimi i liderit, Zvicrës, me Qipron, i zhvilluar në Nikozi të ishullit të Mesdheut.
Qiproja e cila më parë ka fituar ndaj Islandës si vendas ka treguar se është ekip krejt tjetër në vend të vetë, duke mos i iu dorëzuar sulmeve zvicerane.
Prej pesëshes shqiptare të Zvicrës, vetëm Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami ishin startues, ndërsa Granit Xhaka u fut në pjesën e dytë të ndeshjes.
Sulmuesi Admir Mehmedi dhe mesfushori Blerim Xhemajli nuk u inkuadruan fare në lojë nga trajneri gjerman i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.
Me këtë pikë, Qiproja ka ngritur kuotën në katër, derisa Zvicra në 11. Zvicra vazhdon të udhëheq Grupin E me dy pikë më shumë se Shqipëria që gjindet në vendin e dytë dhe Islanda që është e treta.
Ndeshjet e radhës në Grupin E luhen në qershor ku takohen Shqipëria - Norvegjia, Islanda - Sllovenia dhe Zvicra - Qiproja.
REZULTATI:
Qipro - Zvicra | 0-0 |
NDESHJET E RADHËS:
1 | Shqipëia - Norvegjia | 7 qershor | ||
2 | Islanda - Sllovenia | 7 qershor | ||
3 | Zvicra - Qipro | 8 qershor |
TABELA AKTUALE:
1 | Zvicra | 11 pikë | ||
2 | Shqipëria | 9 pikë | ||
3 | Islanda | 9 pikë | ||
4 | Norvegjia | 7 pikë | ||
5 | Qipro | 4 pikë | ||
6 | Sllovenia | 3 pikë |