DE BIASI
Pa eufori, por ëndërroni
23 March, 2013 @0:26
Pas paraqitjes së mrekullueshme të kombëtares shqiptare në ndeshje ndaj Norvegjisë, trajneri italian i kombëtares, Gianni De Biasi, ka kërkuar që shqiptarët të qëndrojnë me këmbë në tokë, por edhe të vazhdojnë të ëndërrojnë.
“Skuadra po përmirësohet dhe tani kemi edhe fat. Duhet të mbajmë këmbët në tokë, pa eufori. Goli natyrisht që ka qenë i ushtruar dhe atë disa herë në Durrës,” ka thënë italiani pas ndeshjes.
Ndërsa për më të mirin e ndeshjes është përgjigjur kështu.
“Nuk më pëlqen të veçojë një lojtar. Të gjithë bënë më të mirën. Berisha bëri dy-tre pritje shumë të mira, që mbrojtën fitoren,” përkundër të gjithash ka cekur italiani lojtari e ndeshjes kuq-e-zi, sipas tij.
Me këtë fitore Shqipëria ka tani fatin në duart e veta dhe me fitore ndaj rivalëve që konkurrojnë për pozitën e dytë “Brazili 2014” mund të bëhet realitet. a