CANA
Fitore për tifozë!
23 March, 2013 @12:33
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ia ka dedikuar fitoren tifozëve të cilët i kanë mbështetur deri në Oslon e ftohtë.
“Ishte fitore e madhe. Ishte fitore për tifozët që na mbështetën deri këtu. Kemi bërë punë të shkëlqyeshme. Taktikat e De Biasit kanë qenë mjaft të mira gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk i dhamë hapësira kundërshtarit,” ka thënë Cana për të përditshmen tiranase, Panorama Sport.
Ai më tej ka thënë se gjyqtari holandez e teproi me kartonë, ndërsa vetë Cana do të mungojë në ndeshjen e radhës që luhet ndaj Norvegjisë.
“Më vjen keq që nuk do t’u mund t’iu ndihmojë shokëve në ndeshjen ndaj Norvegjisë në Tiranë, por do të ndikojë motivi që do t’iu jap,” ka thënë gjakovari që luan për Lazion, duke shprehur zhgënjimin me kartonin e verdhë të marrë në ndeshje që e suspendon atë për takimin e qershorit ndaj skandinavëve.