MOURINHO
Falemnderit Pandev!
24 March, 2013 @10:46
Sulmuesi i Napolit, Goran Pandev, është kapiten i përfaqësueses maqedone dhe ka të drejtën e votës për çmimin e trajnerit të vitit në FIFA.
Edhe kur FIFA dërgoi kopjen e votës së Pandevit, nga faksi i pranuar prej Federatës maqedone, për Vicente Del Bosquen, Pandev insistoi se nënshkrimi nuk ishte i tij dhe ai kishte votuar për Mourinhon.
“Unë vetëm dua tu tregojë njerëzve pse nuk shkova në Zurich,” ka thënë Mourinho.
“Më është thënë se procesi i votimit nuk ka shkuar si duhet dhe tani kemi prova. Tash askush s’mund të më kritikojë pse nuk kam shkuar. E falenderoj Pandevin për guximin dhe fuqinë të dalë publikisht dhe të më tregojë se ka votuar për mua, derisa të tjerët më kanë thirrë në telefon, por kanë kërkuar të mbesin anonim,” ka shtuar Mourinho, duke folur për ceremoninë e lartëpërmendur.
“Definitivisht, ajo që ka bërë Pandevi nuk është aspak e lehtë,” ka përfunduar Mourinho, njofton Football Italia.
Trajneri i Real Madridit nuk kishte udhëtuar në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve të trajnerit të vitit nga FIFA, duke u kritikuar shumë.