Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARGOHET

Endrit Krasniqi ndahet nga Prishtina

Endrit Krasniqi ndahet nga Prishtina


14 June, 2023 @13:40

Përmes një njoftimi të shkurtër në llogarinë e tij të Facebookut, mesfushori i dalluar i Prishtinës, Endrit Krasniqi ka bërë të ditur ndarjen nga Prishtina. Ai ka shkruar shkurt: Faleminderit Prishtinë, 4 vite, 4 trofe.

Ai në katër stinorët e fundit ka fituar katër trofe me bardhekaltërit, ndërsa së fundi edhe Kupën e Kosovës, ku ekipi i drejtuar nga Debatik Curri ka mposhtur Gjilanin në finale 2-0.

Endriti ka luajtur në 29 ndeshje për Prishtinën në stinorin e fundit, ndërsa ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në Superligë. Mesfushori kreativ 28-vjeçar nga Transfermarkt vlerësohet rreth 250 mijë euro. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga