MESFUSHORI I DALLUAR, KALON TE SHKËNDIJA

Fotot: KFShkendija/ fb
Endrit Krasniqi zyrtarizohet te KF Shkëndija
14 June, 2023 @18:34
Futbollisti i deritashëm i Prishtinës, Endrit Krasniqi, njëri ndër mesfushorët më të dalluar të Superligës së Kosovës, është anëtar i ri i Shkëndijës nga Tetova. Ekipi kuqezi nën Bjeshkët e Sharrit ka zyrtarizuar futbollsitin 28-vjeç si lojtar të ri të skuadrës, pas Ardian Limanit që erdhi nga Drita.
Shkëndija ka emëruar trajner Ardian Nuhiun, që njeh mirë Superligën e Kosovës pasi që me vite punoi te Drita dhe u bë kampion aty.
“KF Shkëndija me kënaqësi komunikon arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim me mesfushorin Endrit Krasniqi. 28 vjeçari vjen nga rradhët e Prishtinës dhe me kuqezinjtë ka firmosur kontratë 2 vjeçare. Futbollisti me sukses kaloi ekzaminimet mjekësore, pas çka edhe zyrtarisht konfirmohet si anëtar i ri i Shkëndijës.” - ka shkruar njoftimi i Shkëndijës botuar pak minuta më parë.
Shkëndija nuk ka fituar titullin kampion të Maqedonisë Veriore në dy stinorët e fundit, të cilat i morën Shkupi e së fundi edhe Struga. ◼️