REALIZOHET TRANSFERIMI

Ermal Krasniqi zyrtarisht te CFR Cluj
10 January, 2023 @12:31
Futbollisti ofanziv i Ballkanit dhe njëri ndër lojtarët më të theksuar të ekipit përgjatë kampanjës në Ligën e Konferencës, Ermal Krasniqi, është bërë edhe zyrtarisht lojtar i CFR Clujit rumun.
Njoftimin e ka zyrtarizuar ekipi rumun, ndaj të cilit Ballkani kishte luajtur në fazën grupore të Ligës së Konferencës këtë stinor.
“Cluj dhe Ballkani kanë arritur marrëveshje lidhur me transferimin e mesfushorit kosovar Ermal Krasniqi. Mesfushori ofanziv 24-vjecar ka luajtur 105 ndeshje me ekipin dhe ka shënuar 39 gola e 17 asistime përgjatë tri sezoneve të kaluara aty. Ai u bë pjesë e reprezentacionit të Kosovës në nëntor të vitit 2022. Ne i dëshirojmë mirë se ardhje dhe shumë suksese me CFR Clujin,” ka shkruar njoftimi i ekipit rumun.
Derisa mbetet të shihet ku do të mund të gjejë zëvendësim për Krasniqin e larguar, ekipi nga Suhareka sipas Transferkmarkt.com ka pranuar rreth 400 mijë euro për lirimin e lojtarit, si dëmshpërblim.