GOODISON PARK
Everton ndërron pronar për 400 milionë euro!
19 December, 2024 @19:19
Transakcioni ka përfunduar, Premier Liga e ka konfirmuar rregullësinë dhe Everton tashmë për 400 milionë euro është bërë pronë e Friedkin Group. BBC Sport ka bërë të ditur se 99.5% e pronësisë së klubit është blerë me këtë shifër, ndërsa me këtë Everton bëhet klubi i dhjetë në Premier Ligë që bie nën kontrollin e amerikanëve.
Grupi në fjalë ka arritur marrëveshje me Farhad Moshirin në 23 shtator, ndërsa deri sot është pritur aprovimi i rregullatorit, që edhe zyrtarisht është bërë sot. Grupi Friedkin me bazë në Teksas të SHBA-së i udhëhequr nga Dan Friedkin, gjithashtu ka në pronësi edhe AS Romën. Pasuria e tij neto vlerësohet të jetë mbi 6 miliardë euro, sipas Forbesit.