PORTUGEZI MERR DREJTIMIN E UJQËRVE
Vitor Pereira merr drejtimin e Wolvesit
19 December, 2024 @18:55
Pas largimit të trajnerit Gary O’Neil nga “Molineux” që erdhi menjëherë pas humbjes nga Ipswich Town në fundjavën që e lamë pas, Wolverhampton Wanderers, të njohur shkurt si Wolves kanë zyrtarizuar sot trajnerin e ri të ekipit.
Portugezi Vitor Pereira ka marrë timonin e skuadrës që këtë stinor po lufton për mbijetesë në Premier Ligë dhe tashmë është në zonën e rrezikshmeme 9 pikë nga 16 ndeshje, duke pasur dy fitore deri tani në stinorin 2024/25.
Trajneri 56 vjeç ka fituar tituj të kampionit në Portugali, Greqi dhe Kinë, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Al Shababit në Arabinë Saudite, me të cilët u nda dje për tu zyrtarizuar sot te ekipi i Premier Ligës.