NGA KOMISIONI I GARAVE

Foto: FCFerizaji/fb
Ferizaji në disiplinore për hedhje të mjeteve piroteknike!
30 May, 2023 @16:03
FFK ka bërë të ditur sot se ka regjistruar ndeshjet e xhiros së fundit të Superligës me rezultatet e arritura në fushë. Aty janë përfshirë edhe ndeshjet të cilat u përcollën me dyshime nga opinioni publik në emisione të ndryshme televizive.
“Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 36-të të Albi Mall Superligës si dhe ndeshja e barazhit të Ligës së Parë Ulpiana – Liria në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.” ka bërë të ditur FFK-ja në njoftimin e lëshuar nënshkruar nga Komisioni i Garave të FFK-së.
Ndërsa inicime disiplinore janë nisur për FC Ferizaji për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike në fushë dhe gjësendeve tjera.
“Ndaj: FC ”Ferizaj”. Motivi: Në minutat 1, 16 dhe 49 hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa minuta, ndërkaq në minutën 90+5, hodhën gjësende të ndryshme në fushë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Në minutën 90+10, pas anulimit të golit të Ferizajt, simpatizuesit vendas hodhën gjësende në drejtim të asistentit të dytë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Ferizaj-Dukagjini.” - ka shkruar njoftimi në fjalë.