Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI 4-2 DARDANA

Ferizaji përkundër krizës - mbijeton me fitore

Festa e futbollisteve te KF Ferizaji ne "Suad Brava" te Hanit te Elezit sot/ Foto: KFFerizaji/fb

Ferizaji përkundër krizës - mbijeton me fitore


15 May, 2021 @20:09

Kriza e madhe financiare në klub. Disa herë bojkot stërvitjesh, tentim bojkot ndeshjesh, por në fund mbijetuan.

KF Ferizaji ka arritur të mposht Dardanën e Kamenicës në Suad Brava të Hanit të Elezit sot, për të siguruar mbijetesën në Ligë të Parë B të Kosovës.

TABELA PËRFUNDIMTARE

Ferizajasit ishin më kërkues sot dhe duke parë rëndësinë e ndeshjes si dhe shpresën për këndellje në stinorin e radhës, dhanë edhe atomin e fundit për të mposhtur kundërshtarin e sotëm, ashtu që të mos bien nga Liga e Parë.

Dy gola nga Florim Berisha dhe nga një prej Altin Ibrahimit e Kenan Oranës, ky i fundit i zakonshëm në listë të shënuesve bënë që Ferizaji me fitore 4-2 [Florim Berisha x2, Altin Ibrahimi, Kenan Orana - Almedin Murati, Qëndrim Ismajli] të sigurojë mbijetesën.


 
Të gjitha lajmet nga