RENOVON KONTRATËN

Foto në artikull: Liridon Shala
Ferizaji vazhdon edhe me Jovanovskin
13 June, 2023 @22:31
Portieri i Ferizajit Marko Jovanovski ka vazhduar kontratën edhe për një stinor me ekipin nga Liga e Parë, që tash e tutje do të drejtohet nga trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi.
Detyra primare e Ferizajit do të jetë rikthimi i shpejt në Superligë, ndërsa Jovanovski që erdhi në janar të këtij viti te Ferizaji dhe u dallua me pritjet e tij ka vazhduar kontratën edhe për një stinor me ekipin.
“FC Ferizaj ju njofton se pas negociatave disa ditore, më në fund ka gjetur gjuhën e përbashkët, për të vazhduar rrugëtimin me portierin më të mirë në futbollin e Kosovës, Marko Jovanovski.
Ai pavarësisht ofertave të rëndësishme nga klubet kosovare dhe ato maqedone, nuk pranoi të ndërronte ambient. Konfirmimi për zgjatjen e bashkëpunimit ka ardhur ditën e sotme, meqë rast si klub jemi shumë të kënaqur që ai do vazhdoj të jetë gardian i portës tonë.
Marko, njihet për profesionalizmin e treguar që nga dita e parë që ka ardhur në Ferizaj. Fjalë pak, e punë shumë. I njëjti portier, si në ndeshje ashtu edhe në stërvitje, një specifik që e dallon nga tjerët.” - ka shkruar FC Ferizaji në njoftim për lojtarin në fjalë. ◼️