Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - VUSHTRRIA

Feronikeli nuk dorëzohet, shpreson Evropën

FOTO / Feronikeli

Feronikeli nuk dorëzohet, shpreson Evropën


6 June, 2020 @18:05

Kampioni aktual i Superligës, Feronikeli, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 3-1, ka vazhduar të shpresojë garat evropiane.

Që në minutën e tretë, skuadra nga Drenasi ka filluar ta kërkojë golin me Mendurim Hotin, që e goditi shtyllën, por goli erdhi në minutën e 11’ nga Harmon Gbowea, i cili shënoi me kokë.

Futbollisti gjakovar i Niklit, Mevlan Zeka, 4 minuta më vonë e dyfishoi epërsinë në 2-0, derisa në minutat shtesë të pjesës së parë, Valmir Azemi i Vushtrrisë, e ngushtoi epërsinë, duke shënuar nga gjuajtja e lirë.

Në pjesën e dytë, totalisht ka dominuar Feronikeli, derisa goli i tretë erdhi nga kapiteni Lapidar Lladrovci në minutën e 72’, lojtar i cili shënoi një supergol.

Nikli me këtë fitore ngritet në kuotën e 37 pikëve, derisa Vushtrria me 16 pikë gjendet në pozitën e 11.

Në xhiron tjetër Feronikeli takohet me Dukagjinin, kurse Vushtrria me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga