Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA MBLEDHJA E KE-së

“FFK-ja ka marrë masat e duhura për Dukagjini-Prishtina!”

Foto: KFPrishtina/ fb

“FFK-ja ka marrë masat e duhura për Dukagjini-Prishtina!”


25 February, 2023 @11:10

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se ka mbajtur takimin e radhës Komiteti Ekzekutiv (KE) i saj, ndërsa kjo mbledhje ka qenë e drejtuar nga kreu i shtëpisë së futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ndërsa aty është konstatuar se janë marrë masat e duhura sipas akteve normative për ndeshjen Dukagjini-Prishtina, që është vlerësuar si dalluese prej ndeshjeve tjera që kanë pasur rrjedhë normale.

“KE analizoi ecurinë e garave në të gjitha rangjet si dhe përgatitjet për ligat që duhet të fillojnë.  Garat deri më tash kanë pasur rrjedhë normale, hiq rastin e ndeshjes Dukagjini – Prishtina, por që FFK-ja ka marrë të gjitha masat e duhura në përputhje me Aktet normative. Ndërsa, përgatitjet për Ligën e dytë dhe Ligën e femrave që do të nisin këtë fundjavë po shkojnë sipas dinamikës së paraparë,” ka shkruar njoftimi i FFK-së.

 


 
Të gjitha lajmet nga