3 MAJ

Foto: FFK
FFK me homazhe te varri i Vokrrit
Teksti: FFK
3 May, 2020 @16:28
Në ditën e shënimit të 4-vjetorit të anëtarësimit në UEFA, kryetari Agim Ademi në shoqëri të anëtarëve të KE të FFK-së, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarëve të administratës dhe drejtuesve të grupit të tifozëve “Dardanët”, kanë bërë homazhe te varri i ish-kryetarit Fadil Vokrri.
Me këtë rast u vendosën kurora lulesh dhe u bënë nderime për veprën dhe karrierën e legjendës, teksa presidenti Ademi e vlerësoi edhe një herë punën e ish-presidentit dhe të gjithë protagonistëve tjerë që nga mëvetësimi drejt finalizimit të ëndrrës dhe sakrificës së shumë gjeneratave për të qenë pjesë e familjes evropiane të futbollit, duke u zotuar se edhe në vitet e ardhshme drejtuesit e FFK-së do ta vazhdojnë me përgjegjësi rrugën e sukseseve.
Ndërkohë, Ademi gjatë ditës së sotme ka marrë urime të shumta për 4-vjetorin e anëtarësimit në UEFA nga homologë të federatave tjera, drejtues të institucioneve vendore, nga drejtues të klubeve, si dhe nga futbollistë e ish-futbollistë, trajnerë, bashkëpunëtorë e dashamirë të shumtë të FFK-së.
VEDAT MURIQI

18 January, 2021 @20:43
Ambientimi i vështirë te Lazio, kanë hapur spekulime të shumta të rikthimit të Vedat Muriqit te ish skuadra e tij,…
VALMIR SULEJMANI

18 January, 2021 @19:35
Sulmuesi 24 vjeçar, Valmir Sulejmani, ka pranuar se ka hequr dorë nga pasaporta gjermane për të fituar të drejtën që…
VIDEO

13 January, 2021 @16:13
Edon Zhegrova sot doli në skenë me skuadrën e tij Basel pas supergolit të shënuar në ndeshjen miqësore kundër Aarau…
AMIR RRAHMANI

10 January, 2021 @16:35
Amir Rrahmani përjetoi sot një ditë të pafat në ndeshjen e tij të parë si titullar që e zhvilloi…
BUNDESLIGA 2

3 January, 2021 @15:45
Duel shqiptar në Bundesliga 2 u zhvillua sot përballë Hannoverit të dyshes Valmir Sulejmani e Florent Muslija dhe Sandhausenit të…