BISEDA
FFK u ngut, por do të vazhdojmë më fuqishëm stinorin tjetër
2 June, 2020 @15:42
Kreu i klubit Jetoni Futsall nga Gjilani, Jeton Haziri, në një prononcim për TopSporti.com ka bërë të ditur se vendimi i FFK-së për ndërprerjen e ligave ka qenë i ngutshëm.
Sipas tij, kampioni i Ligës së Parë në futsall është dashur të vazhdohet.
“Liga e Parë në futsall është dashur të vazhdohet, pasi që kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të saj,” ka thënë ai fillimisht.
Për më tepër, ai ka vlerësuar se ekipi i tij ka pasur gjasat e mira për të siguruar Superligën në futsall.
“Kemi pasur gjasat e mira për të arritur në Superligë, e rivali kryesor Liqeni ndeshjet kryesore i ka pasur si mysafir,” ka thënë ai.
Sidoqoftë, tash pasi stinori s’po vazhdon dhe klubet duhet të bëjnë plan për stinorin e radhës.
E aty, Haziri ka bërë të ditur planet e mëdha që ka.
“Në stinorin e ardhshëm kemi gjasa shumë të mira për të arritur Superligën. Ne kemi marrëveshje për të siguruar lojtarë si Fidan Bejta, Fitim Krasniqi, Behar Topalli dhe Egzon Hasani,” ka thënë ai duke bërë të ditur edhe përforcimet që pritet të vijnë në klub.