TAKIMI
FFK-UEFA, drejt avancimit
14 August, 2015 @9:28
Në një njoftim të dërguar në E-Mail të redaksisë, Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur bisedën e fundit me UEFA-në, saktësisht me zyren ligjore të tyre.
Së fundi, UEFA ka kërkuar nga FFK-ja të dërgojë listën e vendeve të pranuara në OKB që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, si dhe ka kërkuar që ato të emërtohen sipas emrit zyrtar të tyre si psh. jo Maqedonia, por Ish Republika Jugosllave - Maqedonia, etj.
FFK ka marrë premtime nga kreu i UEFA-së, Michel Platini, se do të pranohet gjatë vitit të ardhshëm në gjirin e shtëpisë europiane të futbollit.