TË LIRË
FIBA largon zyrtarisht dënimin e Pejës
17 September, 2019 @13:58
Shtëpia e basketbollit ndërkombëtar (FIBA) ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se KB Pejës i janë larguar dënimet e mëhershme dhe tash e tutje mund të transferojë lojtarë të huaj dhe të regjistrojë lojtarë për stinorin e ri të garave basketbollistike.
Verdhezinjtë nga Karagaçi i janë rikthyer edhe Superligës, direkt, me një Vendim të Bordit të FBK-së, ndërsa shpejt pritet të zyrtarizohen si pjesëmarrës në Ligën Ballkanike (BIBL), pasi që këta të fundit kanë konfirmuar bisedimet me ekipin.
Shqiponjat pejane edicionin e Superligës do ta nisin me përballje ndaj ekipit prizrenas, KB Prizreni, ndërsa duelet e para të stinorit do të luhen më 28 dhe 29 shtator.