KARAGAÇ
Qendër afrikane te Peja
13 September, 2019 @22:29
Willy Kouassi, basketbollisti 208 centimetra i gjatë, qendër, i lindur në Abidjan të Bregut të Fildishtë, që ka bërë karrierë në kolegjet amerikane, së fundi në Arkansas është përforcimi i ri i zyrtarizuar te Peja.
Skuadra që së fundi iu rikthye Superligës me një Vendim të FBK-së, pas zbutjes së borxheve ndaj FIBAs, tashmë duket të kompletuar një pjesë të mirë të përbërjes për stinorin 2019/20, që ka qenë njëri ndër kushtet e FBK-së për pranimin e verdhezinjëve aty.
Ai së fundi ka qenë i regjistruar në ekipin e ligës së tretë franceze Pornic Basket St Michell.
Ky është i huaji i tretë i zyrtarizuar te Peja pas Malcolm Armsteadit dhe Henrik Sirkos, derisa pritet shpejt të zyrtarizohet edhe basketbollisti tjetër i regjistruar nga verdhezinjtë në FBK, Morgan Jamichael.