Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

FIFA, në parim, nuk e ka ndaluar askënd ta ndërrojë kombëtaren

FIFA, në parim, nuk e ka ndaluar askënd ta ndërrojë kombëtaren


Shkruan: Blerim MYFTIU

17 September, 2016 @12:17

Që prej rritjes dhe zhvillimit të brezit të dytë të mërgimtarëve shqiptarë në Evropë dhe arritjes së sukseseve të tyre nëpër kombëtaret e tyre respektive, këtej në viset e prejardhjes së tyre nuk ka të ndalur debati nëse ata do të duhej ta përfaqësonin vendin ku janë rritur dhe i cili i ka bërë sportistë, apo vendin nga të cilët kanë rrënjë, ku kanë lindur prindërit e tyre dhe janë detyruar të shpërngulen jashtë vullnetit të tyre, nga zori dhe dhuna!

Gjithmonë kam qenë i mendimit se gjithkush vendos për veten. Vendos se si ndihet më mirë. Sa dashamirës, i logjikshëm apo i gëzueshëm të ketë qenë vendimi i një sportisti për ta përfaqësuar Shqipërinë (sepse Kosova nuk ka qenë e pranuar në pothuajse asnjë organizëm sportiv ndërkombëtar), po aq i logjikshëm dhe pragmatik duhej të ketë qenë edhe vendimi për ta përfaqësuar shtetin evropian ku është rritur. Prandaj, askush nuk ka merituar dhe nuk meriton të ketë etiketime dhe fyerje të rënda.

Sa qemë rehatuar me vendimet e Shaqirit, Xhakës, Behramit, Tarashajt, Mehmedit, Xhemajlit dhe i të tjerëve për ta përfaqësuar Zvicrën apo ndonjë shtet tjetër, pranimi i Kosovës në FIFA më 13 maj të sivjetmë e ndezi debatin e radhës nëse këta duhej të vendosnin apo të vendosin për të kaluar te përfaqësuesja e Kosovës. E tërë periudha pas 13 majit kaloi paksa në mjegull. Kjo mjegulli rrodhi nga vonesa e qartësimit të statusit të këtyre lojtarëve nga ana e FIFA-s. Normalisht që edhe FFK-ja në këtë paqartësi nuk dinte dhe nuk e kishte të qartë si të vepronte më tutje. Rastisi që shumë shpejt pas 13 majit të luhej edhe Kampionati Evropian dhe rrjedhimisht patëm shumë lojtarë kosovarë që do të luanin në këtë Evropian. Ca me Shqipërinë, ca me Zvicrën. Përveç shteteve që morën pjesë Evropian, pothuajse secila kombëtare tjetër evropiane luajti ndeshje miqësore dhe në to u paraqitën po ashtu shumë lojtarë kosovarë.

Diku pas përfundimit të Evropianit, FIFA bëri të ditur se çdo aplikacion të futbollistëve do ta shqyrtonte individualisht. Prandaj, edhe diku nga gushti, FFK-ja filloi t’i dërgonte aplikacionet e futbollistëve kosovarë në FIFA. Të gjithë ata që u ftuan nga FFK-ja apo u paraqitën vullnetarisht për të luajtur për Kosovën qenë lojtarë që ose nuk kishin gjetur vend në përbërjen standarde të Shqipërisë (Meha, Rashica, Rrahmani etj) ose vinin nga kombëtare jo shumë të fuqishme evropiane (Hetemaj nga Finlanda, Berisha nga Norvegjia etj.). Për mua është ende e paqartë nëse lojtarët kryesorë kosovarë të Zvicrës (Xhaka, Behrami, Shaqiri, Tarashaj) dhe të Shqipërisë (Berisha, Xhaka, Mavraj etj.) janë ftuar për të luajtur për Kosovën apo nëse nga vetë lojtarët ka pasur vullnet për të ardhur. Derisa me lojtarët që luajnë për Shqipërinë mund të jetë arritur ndonjë marrëveshje “vëllazërore” për ta ruajtur ekipin kombëtar, paqartësia më e madhe mbetet gjithsesi me lojtarët e Zvicrës.

Më 7 shtator 2016 FIFA publikoi një deklaratë me shkrim, origjinali i të cilit ndodhet ende në ueb faqen e saj. Aty u arsyetua vendimi i saj për t’i dhënë leje 9 lojtarëve kosovarë që ta përfaqësonin Kosovën. Këtu mendoj se u bë një keqkuptim apo keqinterpretim i kësaj deklarate. Lajmi u plasua se lojtarët që kishin zgjedhur të luanin për kombëtaret e tjera në Evropianin e Francës nuk kishin të drejtë të ndërronin kombëtare, përkatësisht të kalonin për të luajtur për Kosovën. Mirëpo, në deklaratë nuk përmendet drejtpërdrejt Evropiani, por thuhet se “ata që e kanë zgjedhur përfaqësimin e një federate tjetër pas 13 majit, e kanë humbur të drejtën që ta përfaqësojnë në të ardhmen Kosovën”.

Sipas kësaj, e kam të qartë se zviceranët kosovarë nuk mund të ndërrojnë më kombëtare. Por, do të pajtohesha plotësisht me këtë sikur që të zbatoheshin kriteret e njëjta edhe për këta të cilëve tanimë u është dhënë leja që ta përfaqësojnë Kosovën. Për shembull, shënuesi i golit të parë zyrtar të Kosovës, Valon Berisha ka qenë në përbërjen startuese të Norvegjisë më 29 maj (pas pranimit të FFK-së në FIFA) në ndeshjen miqësore kundër Portugalisë dhe ka qenë rezervë më 1 qershor kundër Islandës. Në ndeshjen e Shqipërisë kundër Katarit, më 29 maj (pas pranimit të FFK-së në FIFA), Milot Rashica dhe Herolind Shala janë futur në lojë në pjesën e dytë dhe e kanë përfaqësuar Shqipërinë.

Pra, Berisha, Rashica dhe Shala, kanë zgjedhur që pas 13 majit, pas datës së pranimit të FFK-së në FIFA, ta përfaqësojnë një shtet tjetër. Nëse dikush do të thoshte se këto janë ndeshje miqësore, kurse ato të zviceranëve kosovarë në Evropian janë zyrtare, mendoj që argumenti i tyre bie. Sepse, në deklaratën e FIFA-s të 7 shtatorit nuk ceket dallimi ndërmjet ndeshjes miqësore dhe zyrtare, si edhe nuk përmendet Evropiani. Edhe arsyetimi që rrjedh se lojtarët që kanë luajtur në Kampionatin Evropian për Zvicrën nuk mund të luajnë më për Kosovën është i keqinterpretuar. Standard i dyfishtë nuk mund të aplikohet.

Këtë mendoj se FFK-ja mund të përdor si argument për të kërkuar nga FIFA aplikimin e të drejtës së njëjtë për zviceranët kosovarë. Por, gjithmonë këtu parashtrohet pyetja nëse zviceranët kosovarë janë të gatshëm për këtë gjë. Nuk mungoi (tentim) shpjegimi emocional i Granit Xhakës dhe pastaj përpjekja e babait të tij për t’u viktimizuar. Mendoj se nuk ka nevojë për asnjërën prej këtyre. Nëse Xhaka dhe shokët e tij vendosin ta përfaqësojnë Zvicrën, kjo është e drejtë e tyre dhe askush nuk ka të drejtë t’i gjykojë. Mirëpo, kur i shpjegojnë publikut arsyet përse e bëjnë këtë zgjedhje duhet të tregohen të sinqertë. Nuk duhet të fshihen prapa atij apo këtij arsyetimi, nuk duhet të fshihen prapa arsyetimit kinse FIFA i paska ndaluar, por duhet ta thonë troç. Nëse thonë se “Zvicra është ekip më i fortë, i ka bërë ata futbollistë që janë, u ka dhënë jetën e ëndrrave, kanë prestigj më të lartë për të luajtur për Zvicrën, fitojnë më tepër para nëse luajnë për Zvicrën apo janë në trysni për të luajtur për Zvicrën”, të gjitha këto unë i kuptoj dhe mendoj se janë arsyetime logjike dhe të sinqerta. Fundmja, nuk kanë pse të arsyetohen fare! Është punë e tyre për kë luajnë. Nëse do të arsyetohen, na kanë borxh vetëm, arsyetim të sinqertë!


LIGUE 1

Super Cavani, Parisi fiton me goleadë

Ligue 1

Super Cavani, Parisi fiton me goleadë

16/09/16 @ 22:59

STAMFORD BRIDGE

Klopp mposht edhe Conten

Premier League

Klopp mposht edhe Conten

16/09/16 @ 22:53

LUIGI FERRARIS

Përsëri Bacca, Milani i rikthehet fitoreve

Serie A

Përsëri Bacca, Milani i rikthehet fitoreve

16/09/16 @ 22:37

MAVRAJ VS ABRASHI

Mavraj bindshëm ndaj Abrashit

Bundesliga

Mavraj bindshëm ndaj Abrashit

16/09/16 @ 22:19

BUNDESLIGA 2

Azemi rikthehet në ekipin e parë

Bundesliga/Sportistë shqiptarë në botë

Azemi rikthehet në ekipin e parë

16/09/16 @ 20:49

BUNDESLIGA 2

Përdedaj mposhtet nga Zejnullahu e Nikçi

Bundesliga/Sportistë shqiptarë në botë

Përdedaj mposhtet nga Zejnullahu e Nikçi

16/09/16 @ 20:39

NË PLAN: STADIUMI I RI I PRISHTINËS!

Kreu i Prishtinës dhe i FFK-së bisedojnë për stadiumin e ri, deri në 25 mijë ulëse

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova

Kreu i Prishtinës dhe i FFK-së bisedojnë për stadiumin e ri, deri në 25 mijë ulëse

18/07/23 @ 10:47

KOSOVA - VAJZAT

Nisin përgatitjet për miqësoret e radhës

Kosova

Nisin përgatitjet për miqësoret e radhës

10/07/23 @ 22:13

NGA FEDERATA

Kombëtarja U19 mban grumbullim treditor në Hajvali

Kosova

Kombëtarja U19 mban grumbullim treditor në Hajvali

05/07/23 @ 14:34

PAS MBLEDHJES SË KE-së

Primozh Gliha edhe zyrtarisht merr drejtimin e Kosovës

Kualifikimet për Evropian/Kosova/Transfere

Primozh Gliha edhe zyrtarisht merr drejtimin e Kosovës

04/07/23 @ 15:59

SLLOVENI MUND TË RIKTHEHET

Rikthimi i Glihas, opcion i mundshëm për Kosovën

Kualifikimet për Evropian/Kosova/Transfere

Rikthimi i Glihas, opcion i mundshëm për Kosovën

04/07/23 @ 13:09

MEDIA TALK

Kosova ka kërkuar Vahid Halilhodžićin!

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/Kosova/Transfere

Kosova ka kërkuar Vahid Halilhodžićin!

04/07/23 @ 09:27

DREJT RIKTHIMIT TË STADIUMIT

Qeveria: 3.2 milionë euro për stadiumin “Adem Jashari”

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/Kosova

Qeveria: 3.2 milionë euro për stadiumin “Adem Jashari”

29/06/23 @ 14:26

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Kosova shënon rënie në renditjen e FIFAs

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Kosova shënon rënie në renditjen e FIFAs

29/06/23 @ 11:52

NGA FEDERATA

Nuredin Rexhepi, talenti i radhës që i thotë “Po” Kosovës

Kosova/Transfere

Nuredin Rexhepi, talenti i radhës që i thotë “Po” Kosovës

27/06/23 @ 10:53

BUJUPI #meKOSOVËN

Eliot Bujupi i të rinjëve të Stuttgartit, do ta përfaqësojë Kosovën

Kosova/Bundesliga/Transfere

Eliot Bujupi i të rinjëve të Stuttgartit, do ta përfaqësojë Kosovën

24/06/23 @ 20:42


 
Të gjitha lajmet nga Kosova