TREPÇA '89 - ARBËRIA
Fillim historik për debutuesin
18 September, 2020 @17:59
Skuadra e Arbërisë e cila po garon për herë të parë në histori të klubit në Superligë, në ndeshjen e parë të saj arriti një fitore historike ndaj Trepçës ‘89 me rezultat 0-2.
Golin e parë për sivjet në Superligën e Kosovës e shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën e 31’ të ndeshjes që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Në minutën e 69’ të ndeshje Trepçën ‘89 e shpëtoi shtylla dy herë pas tentimeve të Sunah Hasanit dhe Kreshnik Bahtirit, kurse ndeshjen e vulori goli i zëvendësuesit Agon Llugiqit që shënoi në minutën e 76’ të ndeshjes.
Arbëria e mbylli xhiron e parë me fitore, derisa në xhiron e dytë do të përballet me Prishtnën, kurse Trepça ‘89 me Dritën.