Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOSNJA E HERCEGOVINA 1-3 FINLANDA

Finlanda e befason dhe eliminon Bosnjen

Fotografitë: Klix / Bosnje

Finlanda e befason dhe eliminon Bosnjen


13 November, 2021 @17:34

Boshnjakët nuk e pritën, ndërsa Finlanda me dhjetë lojtarë, me luftë të pashoq edhe njëherë tregoi se nuk është befasi loja e angazhimi që e bën.

Nordikët kanë shënuar fitore të madhe në Zenicë sot dhe kështu janë një hap para sigurimit të barazhit për në Katar 2022.

Bosnia vs Finland

Prej minutës së 37 të ndeshjes me një lojtar më pak në fushë, Finlanda është treguar fantastike dhe ka mposhtur 1-3 [Luka Menalo 69 - Marcus Forss 29, Robin Lod 50, Daniel O’Shaughnessy] Bosnjen e Hercegovinën e drejtuar nga bullgari Ivaylo Petev.

TABELA AKTUALE, REZULTATET dhe NDESHJET

Bile, Finlanda ka pasur edhe një penallti, që Teemu Pukki nuk e shënoi, por kjo s’ka ndikuar fare në lojën e tyre të drejtuar nga trajneri që po udhëheq ekipin historik të vendit, Markku Kanerva.

Tash, Finlanda është e dyta në Grupin D ku Franca është lidere dhe në ndeshjen e fundit të kualifikimeve e pret pikërisht Francën. Bosnja e Hercegovina me sot, eliminohet nga gara, ndërsa finlandezët do të shpresojnë që Bosnja në duelin e fundit të saj të grupit të ndalë Ukrainën, që është e vetmja që mund t’ia rrezikojë finlandezëve Play-Offin.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror