SULMUESI BRAZILIAN I LLAPIT

Firmino i Llapit, zyrtarizohet te ekipi malazez
3 July, 2023 @10:25
Sulmuesi brazilian i Llapit, Alef Firmino Dos Anjos, është zyrtarizuar te ekipi malazez, Sutjeska. Qendërsulmuesi 25-vjeç që luajti për dy stinorë te Llapi ka regjistruar 53 paraqitje me ekipin nga Podujeva, ndërsa ka shënuar 13 gola e 3 asistime për atë kohë.
“Drejtuesit e klubit tonë kanë rënë dakord me lojtarin Alef Firmino për transferimin e tij në klubin Sutjeska Niksic. Ky transferim u bë i mundur me pëlqimin e dy klubeve dhe të lojtarit.
Alef Firmino ishte pjesë e klubit tonë nga viti 2021 dhe gjatë dy viteve ka arritur të paraqitet në 58 ndeshje zyrtare duke kontribuar me 13 gola dhe 3 asistime. Shfrytëzojmë rastin të falenderojmë Alef Firminon për kontributin e dhënë si dhe i dëshirojmë shumë suksese në aventurën e tij të re tek klubi Sutjeska Niksic.” ka shkruar njoftimi i Llapit ditë më parë, derisa ekipi malazez e zyrtarizoi atë më 28 qershor.
Në stinorin 2022/23 Firminoja dha 5 gola për Llapin në Superligë, prej të cilave dy nga penalltia.◼️