NDESHJA E DYTË: PRISHTINA - LIBURNI
Fiton edhe në Prishtinë, Liburni kampion i Kosovës!
6 June, 2019 @22:14
Pas fitores me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë finale në Gjakovë, skuadra e Liburnit e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të serisë ndaj Prishtinës në kryeqytet, për ta fituar kështu titullin kampion për sezonin 2018/2019.
Ndeshja mes skuadrave kaloi me luftë mjaft të fortë.
Pjesa e parë u mbyll 1-1, derisa koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 3-3, me ç‘rast fituesi u detyrua të përcaktohej përmes kohës shtesë.
E në kohën shtesë, më e përqëndruar u tregua skuadra gjakovare, e cila shënoi tri herë dhe duelin e mbylli me fitore 3-6, për t’u shpallur kështu kampione e Kosovës.
Si në ndeshjen e parë, edhe sonte paraqitje fantastike për Liburnin zhvilloi Ramadan Alaj, një nga lojtarët më të dalluar te gjakovarët për vite me radhë.
Si zakonisht, kampioni i Kosovës në futsall sezonin që vjen e përfaqëson Kosovën në gara evropiane, gara në të cilat Liburni ka marrë pjesë edhe dy vite më parë.