FERIZAJ - KEK-u

Foto: FC Ferizaj
Fitore e KEK-ut në Ferizaj, shpresë për mbijetesë!
14 March, 2021 @15:45
Pak shpresë për KEK-un!
Skuadra nga Obiliqi sot shënoi fitore 0-1 ndaj Ferizajit, skuadër kjo që po kalon krizë të thellë financiare momentalisht.
Hero i KEK-ut sot ishte Armend Gashi, i cili e shënoi golin e fitores në minutën e 64’ të duelit.
Kjo fitore i jep shpresë për shpëtim KEK-ut, kurse Ferizaji momentalisht është në mesin e Grupit B të Ligës së Parë.