TREPÇA '89 - DRENICA

Fitore e rëndësishme për ‘89shin, Drenica zyrtarisht në Ligë të Parë
6 May, 2023 @16:57
Tashmë edhe matematikisht, Drenica sot e ka siguruar rënien në Ligë të Parë për sezonin tjetër.
Sot skenderajasit u mposhtën 3-1 (Egzon Fazliu 3’, Madi Karamo Fatty 30’, Rilind Nimani 47’ / Osman Mëziu 50’) nga Trepça ‘89 në Mitrovicë, për ta siguruar kështu rënien nga elita e futbollit kosovar për herë të parë në futbollin e pas-luftës. Tash, skuadra e vetme që nuk ka rënë asnjëherë nga elita mbetet Prishtina.
Dy gola nga Egzon Fazliu e Madi Karamo Fatty i dhanë siguri të hershme mitrovicasve, që me të filluar pjesa e dytë shënuan edhe për 3-0 përmes Rilind Nimanit, ndërkohë Drenica golin e nderit e gjeti përmes Osman Mëziut në minutën e 50’.
Kështu, lufta për mbijetesë e Trepçës ‘89 vazhdon, e sot rezultat pozitiv për të ishte humbja e Malishevës nga Dukagjini në Klinë.
Xhiron që vjen, mitrovicasit luajnë në udhëtim te Ferizaj, kurse Drenica e pret Dukagjinin.