Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OKLAHOMA

Fitore pa superyllin

REUTERS

Fitore pa superyllin


27 January, 2015 @10:15

Truri i Oklahomës, Kevin Durant, kishte pësuar një lëndim të lehtë në ndeshjen kundër Clevelandit, për të munguar dje ndaj Minnesotës.

Por, kjo nuk ndikoi tek Oklahoma dhe lojtarët e saj, të cilët ishin të koncentruar në ndeshje, krahas startit të dobët të Westbrookut, i cili bëri në fillim ca gabime të thjeshta.

Megjithatë, Russell Westbrook, u këndell menjëherë, për të luajtur rolin kryesor në fitoren e rrufesë ndaj ujqëve të Minnesotës, duke i mposhtur me rezultat 92-84.

Westbrook, shënoi 18 pikë, 5 asistime e 4 kërcime, derisa u ndihmua nga Sergie Ibaka, me 13 pikë, ku ky i fundit ishte i pakalueshëm në fazën e mbrojtjes duke fituar 19 kërcime.

Kjo ishte fitorja e 23-të e Oklahomës, të cilët kanë 22 humbje në Konferencën Perëndimore.


 
Të gjitha lajmet nga