Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA 1-2 DRENICA

Fitorja e parë, arrihet në pjesë të parë

Foto: KFDrenica/fb/ Pamje nga arkivi

Fitorja e parë, arrihet në pjesë të parë


27 August, 2022 @19:56

Drenica ka shënuar fitoren e parë të stinorit të ri të Superligës, në ndeshjen e katërt të zhvilluar dhe atë duke e mposhtur Malishevën si mysafire, me golat e shënuara në pjesë të parë, që dolën të mjaftueshme për fitore, Malisheva 1-2 Drenica [Alban Shillova 62 - Arbios Thaqi 30, Archange Dieudonne Bintsouka Koxy 39].

Paraqitja e mirë e kuqezinjëve në pjesë të parë, disi zuri në befasi ekipin e Arsim Thaçit, derisa pranuan dy gola të shpejtë, brenda 9 minutave të dhjetëminutëshit të tretë të ndeshjes!

TABELA AKTUALE

Përkundër këndelljes dhe lojës së mirë të treguar në pjesë të dytë, Malisheva nuk arriti të shënojë më shumë se një herë në portën e ekipit të drejtuar nga Bekim Shotani në mënyrë të rregullt dhe kështu Drenica u kthye në Skenderaj me gjah të plotë.

Në mënyrë të rregullt, pasi që Behar Maliqi arriti të tund rrjetën e Drenicës në minutën e 89-të, mirëpo pas rishikimit në VAR, u pa se Alban Shillova kishte shkaktuar më herët faul derisa pritej ekzekutimi i kornerit. Alban Shillova më parë kishte shënuar për ulje të epërsisë, pasi që një lojtar i Drenicës kishte luajtur me dorë në zonë të rreptësisë dhe VAR

Fitorja, bën që Drenica të dalë mbi Malishevën në renditje, ku këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa vendasit me lojën e mirë të treguar në pjesë të dytë, kanë shpresa për të luftuar për më shumë në Superligë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga