HISTORIKE

Fitorja e parë europiane
18 July, 2013 @22:06
Kukësi ka arritur të shënojë fitore 3-2 ndaj Sarajevës sonte në Qemal Stafa. Djelomshat e Armando Cungut kanë qenë në epërsi 1-0 me golin e kosovarit Yll Hoxha, për të pranuar dy gola më vonë nga boshnjakët, derisa sulmuesi serb i kukësianëve, Lazar Popovic, barazoi në fund të pjesës së parë 2-2.
Me një shtytje të veçantë nga publiku dhe me anë të golit të Igli Allmuçës, Kukësi ka arsyetuar të gjitha pritjet si nga krerët ashtu edhe nga tifozëria mbarëshqiptare për rezultatin përfundimtar 3-2.
Kukësi tash ka avantazh prej një goli për ndeshjen e dytë dhe me çdo rezultat të barabartë në Sarajevë pas një jave, do të siguronte xhiron e fundit kualifikuese për Europa League, para se të futet aty definitivsht.