Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMIZ SADIKU 1-3 FLAMURTARI

Fitorja e parë që prej 6 nëntorit, e para e pranverës

Fitorja e parë që prej 6 nëntorit, e para e pranverës


26 February, 2022 @0:03

Flamurtari i është kthyer fitores në Ligë të Parë, duke shënuar të parën që prej 6 nëntorit të vitit të kaluar, ose thënë më shkurt pas tri xhirosh dhe të parën në pjesën pranverore të stinorit.

Kuqezinjtë kanë mposhtur industrialistët sot si mysafir në derbin lokak të kryeqytetit, duke fituar ndaj Ramiz Sadikut 1-3 [Bylykbashi 78 - Fatlum Lleshi 59, Ardian Selimi 70, 90+5].

Pjesa e parë kaloi pa gola, ndërsa në pjesë të dytë me dy gola brenda 11-minutash Flamurtari që po drejtohet tash nga Megzon Visoka ka bërë epërsi për të shkuar te fitorja.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË B

Ramiz Sadiku reagoi me Bylykbashin për të shpresuar deri në fund të ndeshjes, por tentimet e tyre nuk gjetën rrjetën e kundërshtarit, për të pësuar në fund edhe një gol.

Fitorja ka çliruar Flamurtarin nga fundi i tabelës, ndërsa Ramiz Sadiku ka pësuar humbjen e tetë të stinorit, duke u bërë ekipi i dytë me më së shumti humbje (8) pas 16 xhirove në Ligë të Parë Grupi B. Vetëm Vitia e fundit në renditje ka më shumë disfata se industrialistët aktualisht në këtë ligë, 11.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë