FLAMURTARI 4-0 ARBËRIA

Fotot nga ndeshja/ FCFlamutari/fb
Flamurtari ndez motorët në pjesë të dytë
16 October, 2022 @19:23
Skuadra e Megzon Visokës, Flamurtari, pas pjesës së parë pa gola përkundër mundësive, në pjesë të dytë sikur ndezi motorët dhe shkoi shpejt e lirshëm te fitorja ndaj Arbërisë, për të mbyllur ndeshjen me fitore të thellë, 4-0.
Në ndërkohë, Arbëria ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në Ligën e Parë Grupi B, ndërsa në xhiron e radhës e pret Ulpiana në derbin lokal. Flamurtari në anën tjetër, do të luajë derbin lokal ndaj 2 Korrikut.
Flamurtari 4-0 Arbëria [Trim Islami 56pen., Bachare Razack 71, Bardh Bylykbashi 81, Korab Hasani 90].