ARTIM POLLOZHANI
Flamurtari zyrtarizon Pollozhanin
12 July, 2017 @14:48
Futbollisti me përvojë i Shkëndijës së Tetovës, Artim Pollozhani, tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Flamurtarit të Vlorës.
Ekipi kuqezi nga qyteti i Pavarësisë ka zyrtarizuar sot Pollozhanin 35 vjeç, që ka përvojë të madhe në mbrojtje, ndërsa ka qenë dëshirë e trajnerit Shpëtim Duro, që më parë ka punuar me Shkëndinë.
“I urojmë mirë se ardhjen në familjen kuqezi te Flamurtari,” ka shkruar njoftimi i klubit sot.
Duro, është duke parë mundësinë që ta bëj Flamurtarin ekip konkurrues në Kategorinë Superiore, pas disa stinorëve jo të mirë të kaluar të tyre.