Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP-GOLASHËNUESI

Florent Hasani bën Tiranën lidere

Florent Hasani duke festuar golin e fitores me Tiranën/ Foto: SKTirana/ fb

Florent Hasani bën Tiranën lidere


10 April, 2023 @22:38

Një minutë para fundit të ndeshjes penallti! Ndërsa përgjegjësinë trajneri Orges Shehi ia jep reprezentuesit “të harruar” të Kosovës, Florent Hasani. Florenti i qetë akull, shënon dhe Tirana mposht Kukësin për të marrë kreun e Abissnet Superiores me fitore, Tirana 2-1 Kukësi [Ardit Hila 42, Florent Hasani 89pen. — Atdhe Rashiti 51].

Lideri i golashënuesve në elitën e futbollit të Shqipërisë ka shënuar golin e 15-të kampional me Tiranën, ndërsa pasi që Partizani barazoi në ndeshje ndaj Egnatias, bardhekaltërit nga kryeqyteti morrën kreun e renditjes tabelare të Abissnet Superiores.

Tash, Tirana ka 50 pikë nga 28 ndeshje dhe është në krye të renditjes tabelare, ndërsa Partizani i dyti në renditje ka 48 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore