Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Florent Hoti: E ndjej veten kosovar, Andorrën duhet ta mposhtim!

Florent Hoti: E ndjej veten kosovar, Andorrën duhet ta mposhtim!


26 May, 2021 @8:59

Përveç Veton Tushës, para ndeshjes së Kosovës U21 me Andorrën u shpreh edhe Florent Hoti, për të cilin ky ishte grumbullimi i parë me Kosovën U21.

“Jam i lumtur që mund të luaj për shtetin tim. Nuk kam lindur në Kosovë, por e ndjej veten kosovar dhe e përcjelli çdo ndeshje të Kosovës.

Tash jam në skuadrën U21, por ëndrra ime është që të luaj për përfaqësuesen seniore.

Është hera e parë që po grumbullohem dhe po njoftohem me lojtarët tjerë. S’dua të tingëlloj arrogant, por nëse duam të kualifikohemi, Andorrën duhet ta mposhtim.” - u shpreh Florent Hoti, përcjell FFK.

Ndeshjen ndaj Andorrës U21, Kosova U21 e luan më 8 qershor në “Fadil Vokrri”.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova