Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Veton Tusha: Më se të përgatitur, dua të shënoj!

Veton Tusha: Më se të përgatitur, dua të shënoj!


26 May, 2021 @8:44

Gjatë grumbullimit të djeshëm me skuadrën, disa lojtarë të Kosovës U21 janë prononcuar në lidhje me ndeshjen ndaj Andorrës. Njëri prej lojtarëve që u prononcua ishte edhe Veton Tusha, sulmuesi 18-vjeçar i Denizlisporit.

“Ka pasur ardhje të reja dhe jemi njoftuar me të gjithë.

Të gjithë janë djem të mirë dhe të respektueshëm, prandaj besoj që do të krijohet një atmosferë e mirë. Pritjet janë të mëdha, kemi kualitet dhe shpresojmë që rezultatet të mos mungojnë.

Jemi më së gati të luajmë ndaj Andorrës dhe unë dua që të shënoj, pasi që ajo është edhe pozita e detyra ime. Fansat nuk do t’i zhgënjejmë.” - u shpreh Veton Tusha, përcjell FFK.

Ndeshjen ndaj Andorrës U21, Kosova U21 e luan më 8 qershor në “Fadil Vokrri”.


 
Të gjitha lajmet nga International